Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka hedhur këtë të diele akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka vendosur ta kalojë mandatin pa ndonjë investim të madh që përmirëson jetën e qytetarëve.
“Qeveria e cila është zgjedhur për të punuar, me përjashtim të urës 3-metërshe në Saradran të Istogut, ka vendosur ta kaloj mandatin e saj pa asnjë projekt që përmirëson konkretisht dhe denjësisht jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi të dielën në Facebook.
Ai këtë punë të Qeverisë së Kosovës e krahasoi me atë të Maqedonisë së Veriut ku përmendi ndërtimin e korridorit 8 në Maqedoni të Veriut – autostradës që pritet të lidhë vendbanimet shqiptare prej Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Bokujçanit, Strugës e deri në Qafëthanë.
Lidhur me këtë Krasniqi i ka përgëzuar për këtë projekt kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe Zëvendës Kryeministrin Artan Grubi.