Site icon PrishtinaPress

Krasniqi pret në selinë e PDK’së ambasadorin e ri britanik: E falënderova për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim sot ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ai e ka uruar ambasadorin e ri për misionin në Kosovë dhe i ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të PDK’së për partneritet dhe bashkëpunim.
Krasniqi e ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Krasniqi ka shkruar se me Hargreaves janë pajtuar “që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”.

“Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneriter të mirëfilltë. Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë. U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”, ka shkruar Krasniqi.

Exit mobile version