Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot në selinë e partisë ka pritur delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli.
“PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, thotë Krasniqi.
Shkrimi i plotë:
Pata kënaqësinë të pres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli, ku diskutuam për raportet e shkëlqyeshme mes dy shteteve tona dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë bilateral.
Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme.
PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore.