1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi pret ambasadorin e ri suedez, i kërkon angazhim shtesë për proceset integruese të Kosovës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e porsaemëruar të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Krasniqi tha se me të diskutoi për mundësinë e shtimit të angazhimit nga ana e Suedisë për proceset e integrimit të Kosovës meqë Suedia nga viti i ardhshëm do të marrë presidencën e BE-së.

“Kënaqësi të pres në takim njoftues ambasadorin e porsaemëruar të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Meqë Suedia do të marrë presidencën e BE-së nga janari i vitit të ardhshëm, me ambasadorin Westerlund diskutuam për mundësitë që Suedia të shtojë angazhimin në proceset integruese të Republikës së Kosovës”.

Përveç për procese politike, Krasniqi tha se me ambasadorin foli edhe për tregtinë.

“Potenciali i rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, ishte tjetër temë për të cilën u pajtuam se duhet të angazhohemi bashkërisht”.

Gjithashtu, kryetari i PDK-së ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Suedisë ndaj Kosovës.

“Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, ambasadorin Westerlund e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img