1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Personalitet e identifikuara me fenë islame që futen në politikë, të japin shembullin e tolerancës

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një shkrimi postuar në llogarinë Facebook ka komentuar aderimet e intelektualëve dhe aktivistëve të identifikuar me fenë islame.

Krasniqi ka thënë se zgjedhja e secilit është përgjegjësi personale dhe duhet të respektohet si e tillë. Ajo që do të duhej të bënin ata vetë, është të japin shembull të mirë të njerëzve që janë tolerantë, të durueshëm, të njerëzve që japin porosi e mesazhe mirësie e paqeje dhe që e mbajnë gjuhën nën kontroll.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një numër jo i madh intelektualësh e aktivistësh të identifikuar me fenë islame, tashmë kanë aderuar në parti të ndryshme politike, me synimin që të futen edhe në listat për deputet. Zgjedhja e secilit është përgjegjësi personale dhe duhet të respektohet si e tillë.

Ajo që do të duhej të bënin ata vetë, është të japin shembull të mirë të njerëzve që janë tolerantë, të durueshëm, të njerëzve që japin porosi e mesazhe mirësie e paqeje dhe që e mbajnë gjuhën nën kontroll. Nëse veprojnë ashtu, e pakta mund të lënë një shembull të mirë në kujtesën e njerëzve. Nëse bëhen arrogantë, vulgarë e primitivë, atëherë cili është dallimi me mizërinë e arrogantëve, vulgarëve e primitivëve, që e kanë kontaminuar skenën politike?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img