-4.1 C
Pristina
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

spot_img

Krasniqi për procesin zgjedhor: Ngjyra shënjuese në gisht po fshihet lehtësisht, rritë rrezikun për votim të dyfishtë

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka ndarë tri “vëzhgime” nga procesi zgjedhor që tashmë ka nisur në Kosovë.

Ai ka thënë se ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht e që sipas tij e rritë rrezikun për votim të dyfishtë.

“1. Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar.”

“Vëzhgimi” i dytë i Krasniqit është që kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, që sipas tij rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës nëse një votues tjetër rri në këmbë.

“2. Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë.”

“Vëzhgimi” i tretë dhe i fundit është se mundësia për të votuar deri në 10 kandidatë është e panevojshme sepse sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca.

Sipas tij kjo e ngadalëson procesin e votimit dhe numërimin e votave dhe e forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët.

“3. Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike.” /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img