0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi për Presidenten Osmani: Është e heshtur dhe e paguximshme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për mungesë të reagimit në çështje të rëndësishme për vendin.

Sipas tij, Presidentja ka heshtur dhe nuk ka pasur guxim të flasë për çështjet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.

“Presidentja është dashur të hënën të na thërras, po ajo as të hënën, as këtë që kaloi nuk e ka marrë asnjë veprim, përkundrazi ka qenë e heshtur e paguximshme dhe me thënë një fjalë më racionale, që s’duhet t’i dëmtojmë raportet me ShBA-të ose me QUINT-in, me thënë se është e turpshëm ku e ka pru Kurti punën, që ShBA e ka përjashtu FSK-në nga Defender Europe. Të na tregojë cila është zgjidhja”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ne ende nuk e dimë, qëndrimin e presidentes së Kosovës, për situatat e fundit.

Ai ka thënë se nuk ka shkuar në takim te Presidentja, sepse sipas tij nuk ka kurrfarë funksioni një gjë e tillë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img