0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Për 6 muaj, kryetari Hamza ka nisur më shumë projekte se Qeveria Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës, në kuadër të vizitave që lideri i opozitës ka nisur nëpër komunat e Kosovës.

Krasniqi, bashkë me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, kanë parë nga afër punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Koshtovë, punimet në rrugë në lagjen Ilirida, si dhe ato në shkollën “Eqrem Qabej”.

Krasniqi tha se si kryetar i PDK-së ndjehet i kënaqur dhe shumë krenar me punën e Bedri Hamzës në Mitrovicë, i cili për 6 muaj ka nisur më shumë projekte se sa Qeveria Kurti.

“Si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ndjehem në mënyrë të veccantë krenar, sepse këtu e shohim modelin qeverisës të PDK-së. Modelin, i cili në fokus ka qytetarin. Por më shumë se sa që jemi ne krenarë, ajo që është e rëndësishme është që sot janë krenarë qytetarët e Mitrovicës, janë ata që po e shohin për një periudhë shumë të shkurtë një fillim të transformimit të qytetit. Bedri Hamza si kryetar i Komunës së Mitrovicës, e që sjell një përvojë dhe një bagazh të jashtëzakonshëm në pozicione më të larta udhëheqëse në shtetin tonë vërtetë i ka sjellë një vlerë të jashtëzakonshme Komunës së Mitrovicës, duke e kthyer këtë vend në kantier ndërtimi pas pothuajse 8 vitesh stagnim”, tha Krasniqi.

Lideri i PDK-së, nga Mitrovica edhe njëherë i bëri thirrje Qeverisë Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e komunave për rishikim të buxhetit për t’iu përgjigjur nevojave dhe prioriteteve të tyre.

“Ajo që vlen edhe në Mitrovicë të theksohet është fakti që krejt këto projekte që po i shohim sot janë duke u bërë me vetëfinancim, me mjetet vetanake të komunës dhe me donacionet që z. Hamza ka arritur t’i marrë nga donatorët e shumtë ndërkombëtarë. Por, vërehet një mungesë e mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore. Këtu edhe një herë e bëjmë një ftesë që e kemi bërë anë e kënd Kosovës në vizitat tona në terren, që qeveria duhet të kthjellet, duhet të kthejë sytë kah komunat, duhet të komunikojë e të bashkëpunojë me kryetarët e komunave, sepse në fund të fundit këta janë adresa e parë e qytetarëve të Kosovës. Për 6 muaj, kryetari Bedri Hamza ka nisur më shumë projekte se Qeveria e Albin Kurtit”, tha Krasniqi, raporton EO.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, falënderoi kryetarin Krasniqi me bashkëpunëtorë për mbështetjen e plotë si nga ana e partisë, ashtu edhe përmes Kuvendit të Kosovës, ku PDK është lidere e opozitës.

“I kam njoftuar që jemi duke testuar projekte të rëndësishme që e ndryshojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve të Mitrovicës, jemi në dinamikën e realizimit të punimeve. I informova me prioritetet e Komunës së Mitrovicës dhe i falënderoj edhe një herë për mbështetjen e plotë”, theksoi Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img