“Çështje që e kemi për shqyrtim, është diskutuar në tri vitet e fundit. Në këtë kuvend kemi bërë skena që nuk iu kanë dashur Kosovës. Sot tri vite më vonë, ne besojmë që kanë pushuar ato arsye për ta votuar demarkacionin. Gati tri vite pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, jemi mbledhur për t’i dhënë drejtim kësaj pune, që është shndërruar në traumë kolektive dhe kanë mbetur qytetarët tonë si vrima e fundit që nuk mund të lëviz në Shengen. T’i kemi interesat e qytetarëve, e jo politikat ditore që dikush mendon që mund t’i sjell votë. Ne unanimisht do të votojmë për demarkacionin me Malin e Zi dhe ftojmë të gjithë ta bëjnë të njëjtën”, ka thene Krasniqi.
Krasniqi: PDK unanimisht e voton demarkacionin
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës janë traumatizuar për 3 vite rresht dhe kanë mbetur pa viza.