Partia Demokratike e Kosovës, çdo herë është e gatshme për zgjedhje, ka deklaruar kështu kreu i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi.
Por, sipas tij mbajtja e zgjedhjeve të reja, nuk janë zgjidhje.
“PDK-ja është e gatshme për zgjedhje çdo herë. Ne jemi të gatshëm edhe sot sikur të mbahen zgjedhjet. Ne nuk i kemi planifikuar as zgjedhjet në veri të vendit, por, edhe aty kemi qenë të parët që kemi kandiduar. Bile VV-ja ka lypë afat shtesë për t’i gjetë kandidatë”. Nuk jam i sigurt nëse zgjedhjet, janë zgjidhje. Sepse, kur e kërkon mandatin e kërkon për të foruar zgjidhje njerëzve që të kanë votuar”, tha Krasniqi në Prime Time. /Prishtinapress/