Site icon PrishtinaPress

Krasniqi pas vizitës në familjen e Isni Kilajt: Liria, popullit tonë nuk i është falur, por është fituar me gjak e sakrificë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se me kolegë e bashkëpunëtorë, ka vizituar familjen e Isni Kilajt në Lubizhdë të Malishevës.

Kilaj që nga 2 nëntori po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Pas vizitës në familjen e Kilajt, Krasniqi u shpreh se Liria, popullit tonë nuk i është falur, por është fituar me gjak e sakrificë.

 

Postimi i plotë:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me kolegë e bashkëpunëtorë, ka vizituar familjen e Isni Kilajt në Lubizhdë të Malishevës, i cili nga 2 nëntori po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Liria, popullit tonë nuk i është falur, por është fituar me gjak e sakrificë, andaj lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pashmangshme, por edhe e pastër. Tendencat për ta njollosur atë dhe çlirimtarët tanë – nuk do të kenë sukses.

Drejtësia do të triumfojë!

 

Exit mobile version