Kilaj që nga 2 nëntori po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Pas vizitës në familjen e Kilajt, Krasniqi u shpreh se Liria, popullit tonë nuk i është falur, por është fituar me gjak e sakrificë.
Postimi i plotë:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me kolegë e bashkëpunëtorë, ka vizituar familjen e Isni Kilajt në Lubizhdë të Malishevës, i cili nga 2 nëntori po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Liria, popullit tonë nuk i është falur, por është fituar me gjak e sakrificë, andaj lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pashmangshme, por edhe e pastër. Tendencat për ta njollosur atë dhe çlirimtarët tanë – nuk do të kenë sukses.
Drejtësia do të triumfojë!