Site icon PrishtinaPress

Krasniqi pas rezolutës për Srebrenicën: Krimi i gjenocidit mori emrin, trajtimin dhe dënimin e tij të vërtetë në nivel global

Kryetari i Partisë Demokrratike të Kosovës Memli Krasniqi ka reagauar pas votimit në OKB, të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

“Sot, krimi i gjenocidit mori emrin, trajtimin dhe dënimin e tij të vërtetë në nivel global. Sot, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u shënua një hap i rëndësishëm në njohjen e mizorive që ndodhën në Srebrenicë 29 vite më parë.

Miratimi i Rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë dërgon një mesazh të qartë: krimet e luftës dhe kundër njerëzimit nuk mund të injorohen dhe as të harrohen – përkundër kohës që kalon. “ – ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Exit mobile version