Analisti Albert Krasniqi ka reaguar pas dështimit që në Kuvend të Kosovës të votohet për gjyqtarin e ri të Kushtetueses, duke thënë se një lajm i tillë është i keq për procesin.
Megjithatë, Krasniqi thotë se ky është lajm i mirë për alternativat që mbesin në dispozicion.
Ai thotë se të gjitha partitë duhet të angazhohen që në këtë post të emërohet dikush i paanshëm politik.
“Dështimi i Kuvendit për të zgjedhur gjyqtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese është lajm i keq për procesin, por i mirë për nga alternativat që i mbetën në dispozicion. Të gjitha partitë politike, pa dallim, duhet të angazhohen që të zgjedhin persona që në radhë të parë janë profesionistë, e pastaj edhe të paanshëm politikisht. E kur tentohet të imponohen persona që nuk i plotësojnë asnjërin prej këtyre dy kritereve, ajo është goditja më e madhe që mund t’i bëhet rendit kushtetues në vend”, tha Krasniqi.

