Site icon PrishtinaPress

Krasniqi–opozitës: Nëse i frikësoheni Presidentit, shkoni vetë në Bruksel

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se partitë opozitare duhet të pranojnë diskutimin për dialog sepse kjo është më e rëndësishme sesa interesat partiakë.

Në lidhje me kundërshtimin që po i bëhet Presidentit Hashim Thaçi, Krasniqi thotë se opozita duhet t’i bashkohet ekipit nëse nuk duan që bisedimet t’ia bëjë vetëm një njëri.

Memli Krasniqi nga PDK, në T7, ka kritikuar opozitën për refuzimin që po i bëhet diskutimit dhe arritjes së një konsensusi politik për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka komentuar edhe kundërshtimin e partive opozitare që Thaçi të drejtojë negociatat me Serbinë.

“Nëse po i frikësohen Presidentit, pse nuk shkojnë bashkë me presidentin në Bruksel”, ka thënë Krasniqi.

Shefi i GP të PDK-së thotë se bisedimet nuk duhet të shënohen vetëm me një njëri, pra Presidentin, prandaj thotë se duhet t’i bashkëngjitën partitë tjera.

“Nuk po mendojmë që vetëm një njëri duhet të udhëheq bisedimet. Edhe presidenti ka thënë se thotë për ekip”.

E pse Thaci ta udhëheq dialogun?

Krasniqi thotë se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun mes Kosovës me Serbinë, i ka dërguar ftesat direkt presidentit Thaçi, në emër të Kosovës.

Lidhur me qëndrimet e partive opozitare, të cilat kanë shprehur mosbesim ndaj presidentit Thaçit, Krasniqi thotë se “nuk ka rrezik për marrëveshje të dëmshme sepse marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend”.

“Nëse ulën dy palë në tavolinë, asnjëra nuk e përfiton maksimumin për të cilën nisën”, ka thënë tutje shefi i GP të PDK-së.

Krasniqi thotë se partitë politike duhet të lënë anash politikat ditore dhe të bëhen pjesë e dialogut sepse një dialog gjithëpërfshirës, sipas tij, e nxjerrë Kosovën më mirë nga dialogu.

Exit mobile version