Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kërkuar nga opozita të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kjo kërkesë e tij vjen pas deklaratës së Sveçlës, i cili tha se grupe të armatosura nga Serbia kanë hyrë në Kosovë më 31 korrik dhe 1 gusht 2022.
Krasniqi tha se Qeveria Kurti është e papërgjegjshme dhe se minimum është largimi i ministrit Sveçla nga pozita.