Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme të saj.
Mirëpo, njëri nga ta duket se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për lajmi.net se beson në lidershipin e kryetarit aktual, Kadri Veselit.
Tutje, Krasniqi ka shtuar se nuk është kandidat për kreun e PDK-së, madje asnjëherë nuk ka shfaqur një ambicie të tillë.
“Nuk jam kandidat për kreun e PDK-së dhe s’e kam shprehur një ambicie të tillë asnjëherë deri tash. Unë e mbështes kandidaturën e kryetarit aktual, Kadri Veselit, sepse besoj në lidershipin e tij”, tha Krasniqi për lajmi.net.
Ndryshe, zyrtarët e tjerë të PDK-së, të përmendur si kandidatë potencial për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, ende nuk janë deklaruar për ambiciet e tyre.
Kryetari i tanishëm, Kadri Veseli, erdhi në krye të PDK-së pas zgjedhjes president të kryetarit të atëhershëm, Hashim Thaçit.