Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Portugali.
Ai është takuar me Ministren e Kohezionit Territorial Ana Abrunhosa.
Krasniqi dhe Abrunhosa, biseduan rreth një varg temave.
I pari i MAPL-së shtoi se niveli lokal po përkrahet me zell e përkushtim nga pushteti qendror.
” Në mandatin tonë jemi të përkushtuar dhe këmbëngulës që t’i përmisojmë shërbimet për qytetarët e t’i ndihmojmë kryetarët”, tha ai.
“Transformimi nga Komunat urbane në ato të gjelbëra, zhvillimi ekonomik lokal, kohezioni social dhe bashkëpunimi në iniciativat transnacionale ishin temat kyçe të cilat i diskutuam dhe për të cilat jemi dakorduar që të fillojmë bashkëpunimin në mënyrë që të përfitojnë Komunat dhe qytetarët e dy shteteve tona”, tha Krasniqi.
Elbert Krasniqi njoftoi se e ka ftuar ministren portugeze në konferencën “City to City Diplomacy”.
“Ministren znj. Abrunhosa e ftova në konferencën C ity to C ity Diplomacy’ të cilën do ta organizojmë me MPJD-në, dhe në të cilën synojmë të bashkojmë Komunat nga vende të ndryshe në një konferencë e cila organizohet për herën e parë në këtë format”, tha ministri Krasniqi.