Site icon PrishtinaPress

Krasniqi nga SHBA: Sanksionimi i qeveritarëve, alarm që duhet të merret seriozisht

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për vizitën e tij disa ditore që është duke e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka thënë se vizita e tij nuk ndërlidhet me faktin që disa ministrave të qeverisë dhe zyrtarëve të shtetit u është pamundësuar vizita në Washington.

“Më vjen keq që Kosova është në një situatë të tillë nuk kemi pas raste të tilla më herët është e paprecedentë që të sanksionohen në këtë mënyrë ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarë të shtetit, është për keqardhje, besoj se është një alarm që do të duhej të merrej seriozisht në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

“Vizita ime këtu nuk ndërlidhet doemos me këtë. Por është vizitë e rëndësishme për faktin që unë si udhëheqës i opozitës më takon që të vijë dhe të flas për Kosovën, ashtu siç u takon atyre në qeveri”./Prishtinapress/

Exit mobile version