Site icon PrishtinaPress

Krasniqi nga Leposaviqi: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një deklaratë para gazetarëve në Soçanicë të Leposaviqit, ka thënë se ka vizituar disa nga vendvotimet.

“Qeveria e Kosovës e ka pasë detyrën dhe mandatin që me mundësu që qytetarët që dëshirojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ose kërkesën e tyre për largimin e kryetarit nga funksioni paraprakisht të bëjnë me një të drejtë e cila u garantohet përmes Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.”

“Detyrë e jona ka qenë që ta bëjmë këtë mundësi që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre, detyrë e shtetit ka qenë edhe organizimi i këtij procesi, besoj që gjithçka ka shku mirë, pjesa tjetër i mbetet qytetarëve”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë.

“Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë, ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët, ata vazhdojnë t’i kenë ulëse të rezervuara për komunitetin serb në Kuvend dhe mos t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit të Kosovës. Tashmë qytetarët edhe me votim deklarojnë nëse janë për largimin e kryetarëve ose jo”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën për votë.

Exit mobile version