Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, po merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për nder të 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se po marrin pjesë me miqtë e tij dhe bashkëpunëtorë, për të uruar ambasadorin Jeffrey Hovenier për këtë festë të madhe për popullin dhe institucionet amerikane.
Krasniqi ka thënë se aleanca dhe partneriteti i përhershëm me shtetin tonë më mik, SHBA-të, nuk mund të dëmtohet nga askush.
“Kënaqësi të jem në mesin e miqve dhe bashkëpunëtorëve, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për nder të 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, për të uruar ambasadorin Jeffrey Hovenier për këtë festë të madhe për popullin dhe institucionet amerikane.
Aleanca dhe partneriteti i përhershëm me shtetin tonë më mik, SHBA-të, nuk mund të dëmtohet nga askush. Kjo miqësi është e shenjtë dhe ne mbetemi të përkushtuar ta ruajmë e ta thellojmë më tej”, ka shkruar ai.