0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi në VOA: Asociacioni të bëhet sipas vendimit të Kushtetueses, kërkesa e SHBA për targa të respektohet

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se çështja e Asociacionit duhet të diskutohet brenda kornizës së dialogut me Serbinë e të përkojë me Kushtetuesen, Kosova ta marrë për bazë kërkesën e aleatëve ndërkombëtarë për shtyrje të vendimit për targat si dhe ta trajtojë seriozisht propozimin franko-gjerman për arritjen e marrëveshjes finale në dialog.

Lideri i PDK’së, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA, ka thënë se kërkesa për zëvendësimin e targave nga qytetarët serbë në Kosovë është vendim legjitim. Megjithatë, ai i ka kërkuar Qeverisë Kurti që ta marrë parasysh kërkesën amerikane për shtyrjen e vendimit.

“Unë besoj që fokusi kryesor i Qeverisë dhe i institucioneve të Kosovës duhet të jetë që të mos ketë përshkallëzim të situatës. Nëse ka një insistim ndërkombëtar, para së gjithash amerikan, për të pasur një periudhë shtesë në zbatimin e çështjes së targave, unë besoj se kjo duhet të konsiderohet dhe të merret shumë seriozisht”, deklaroi Krasniqi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Duke komentuar situatën në veri të vendit, Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës me çështjen për targat e ka sjellë dialogun në nivel teknik.

“Çështja e targave është vendim legjitim i Kosovës. Askush nuk e konteston këtë, as partnerët tanë amerikanë, as ata në Evropë, por kërkesa aktuale e miqve tanë, mbështetësve kryesorë të Kosovës është që të ketë një shtyrje disamujore, konkretisht 10 mujore në mënyrë që t’i jepet mundësi avancimit të procesit të dialogut. Është pak vështirë t’ua shpjegojmë partnerëve tanë këtu në Washington DC se sot kemi rrezikim të një eskalimi të situatës për çështjen e targave të veturave. Sepse edhe njerëzit që e kanë përcjellë Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet në Kosovë kanë pritur që ne tash të jemi të fokusuar në arritjen e një marrëveshjeje finale”, theksoi kreu i PDK-së, transmeton reporteri. 

Lidhur me çështjen e Asociacionit, të cilën kryeministri Kurti vazhdon ta kontestojë bazuar në parimet kushtetuese, Krasniqi thekson se kjo duhet diskutuar si pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër.

“Çështja e Asociacionit, duke marrë parasysh vetëm aktgjykimin dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mund të trajtohet në këtë kuadër, si pjesë e një marrëveshjeje të përgjithshme dhe finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Propozimin franko-gjerman, lideri opozitar konsideron se duhet trajtuar seriozisht, marrë parasysh impenjimin e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.

“Nga ajo që po dëgjojmë zyrtarët francezë dhe gjermanë duke thënë, del se është një projekt apo propozim evropian, i mbështetur, siç ka deklaruar edhe emisari Escobar, 100 përqind nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ajo që unë kam pa, është problematike që të konsiderohet si i tillë. Por, konsideroj se ka pasur një koncentrim të vëmendjes dhe të interesimit të të gjithë partnerëve të Kosovës për të pasur një hap para në këtë proces, dhe kjo nuk ka ndodhur qe një periudhë të gjatë. Prandaj, duke qenë një shtet serioz, ne duhet ta trajtojmë seriozisht këtë projekt”, theksoi tutje Memli Krasniqi.

Tutje, ai e konsideron shqetësuese edhe krisjen e raporteve të Kosovës me ShBA’të.

“Është e vërtetë që kryeministri i Kosovës i ka thënë ‘jo’ tashmë dy herë Departamentit të Shtetit… Çdo sukses i arritur i Kosovës dhe i popullit tonë ka qenë i ndërlidhur me mbështetjen amerikane dhe konsideroj që kjo duhet të jetë prioritet edhe në këtë kohë sfiduese”, tha Krasniqi.

Ndërsa, zgjedhjet e parashikuara të mbahen në katër komunat veriore në Kosovë, si pasojë e tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, lideri i PDK’së i quan “problematike”, por se megjithatë duhet mbajtur.

“Meqenëse këto janë komuna ku shumica e qytetarëve të Kosovës janë të komunitetit serb, do të jetë e vështirë dhe problematike që të arsyetohet legjitimiteti por ne nuk kemi rrugëdalje tjetër. Ligji dhe Kushtetuta janë mbi të gjitha prandaj dhe duhet të ndodhin ato”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img