3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi në vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, pritet nga Grubi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

Krasniqi tha se faktori politik shqiptar ka rol vendimtar në hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Rikthimi i vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, hapat konkret të saj, janë lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe Kosovën e cila pret shpejtë liberalizimin e vizave, si një e drejtë e merituar tash e disa vjet”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, i pari i PDK-së tha se Kosova e Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor dhe me proceset në interes të përbashkët.

Ndërsa, para fillimit të takimeve zyrtare, ai mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti Amerikan i Evropës, ku sipas tij, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” eurodeputeti, Ilhan Kyuchyuk.

“Si raportues për Maqedoninë e Veriut dhe raportues në hije për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Ilhani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në promovimin e të ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi tha se Kyuchyuk ka kontribuar edhe në zhvillimin e bashkëpunimi shkencor, arsimor e në provimin e vlerave evropiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img