6.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi në takim lamtumirës me Hovenierin, ia dhuron Deklaratën e Pavarësisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi tha se Hovenierit i ka shprehur mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën.

“Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden”.

“Po ashtu, ia dhurova edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për ta falënderuar për  angazhimin e tij të palodhur në avancimin e interesave të përbashkëta mes shteteve tona. Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img