-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi në Serbi: E ardhmja duhet të ndërtohet në paqe

Aktivistja kosovare e shoqërisë civile nga radhët Institutit Demokratik të Kosovës, Jeta Krasniqi, ka thënë sot në Beograd se arrestimi i Nehat Thaçit nga autoritetet e Serbisë dëmtoi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e shoqërive tona.
“Shpreh shqetësimin tim për arrestimin e nën-kolonelit të Policisë së Kosovës. Ky veprim ka dëmtuar procesin e normalizimit ndërmjet dy shteteve. Unë kam ardhur, sepse besoj qe dialogu është e vetmja mënyra si ne duhet te përballemi me problemet tona, sepse besoj qe është obligim i yni ta ndërtojmë një të ardhme në paqe për shoqëritë tona, pra kam ardhur për të shtyrë përpara vlerat dhe besimin në paqe në mes dy vendeve tona”, ka thënë ajo.
Krasniqi, këtë e ka kërkuar duke qenë pjesë e një paneli me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Serbia, në debatin e organizuar në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd.
Krasniqi, e cila udhëheq projektin e KDI-se për fuqizimin e Kuvendit të Kosovës karshi dialogut Prishtinë-Beograd, kërkoi ndryshim të rrjedhës së dialogut në të mirë të gjeneratave të reja.
“E kaluara s’duhet harruar por obligimi i yni është që të mos lejojmë që gjeneratat e reja të jetojnë me peshën e së kaluarës”.
Aktivistja e shoqërisë civile kërkoi edhe nga përfaqësueset e Serbisë të përkushtohen për një të ardhme më të mirë.
“Unë vlerësoj se gratë e Kosovës duke ardhur këtu kanë dëshmuar vizion dhe kurajë. Unë i ftoj gratë e Serbisë të dëshmojnë të njëjtën kurajë. Rrugëtimi është i brishtë përpara, por besimi dhe përkushtimi në paqe duhet të jetë mbi të gjitha”
Krasniqi në të kaluarën ka shërbyer si këshilltare politike e ish-Presidentes Atifete Jahjaga. Ajo aktualisht udhëheq projektin e KDI-së në mbikëqyrjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img