Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Në Kosovë ka korrupsion të jashtëzakonshëm, lidhet direkt me Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se në qeverinë aktuale ka korrupsion dhe ai është i lidhur drejtpërdrejtë me kryeministrin Kurti.

Duke folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, Krasniqi ka theksuar se tash ka korrupsion të jashtëzakonshëm.

“Nëse ka pasur korrupsion në Kosovë ndonjëherë, ky është korrupsion i jashtëzakonshëm që ka depërtuar në poret e çdo institucioni dhe çdo niveli qeverisës, por që ka një piramidë të caktuar. Nuk është korrupsion jo i strukturuar, por i strukturuar dhe i lidhur drejtpërdrejtë me qeverisjen dhe kryeministrin Kurti.” – tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje, sipas Krasniqit, përmasat e korrupsionit në Kosovë aktualisht nuk mund të gjenden as në rajon.

“Në momentin kur do të publikohet, dëshmohet dhe zbulohet tregimi, në qendër të së cilit qëndron ambasadori i Kosovës në Kroaci, shoku i Albin Kurtit, Martin Berishaj, unë besoj se secili qytetar do ta shohë që korrupsioni masiv që ka ndodhur në këtë qeverisje, ka qenë i përmasave që ndoshta as në rajon nuk kemi me i gjetë, krimin dhe korrupsionin që është bërë në fushën e energjisë në këtë qeverisje. Martin Berishaj është pika gravidacionale, qendra e skandalit më të madh korruptiv e financiar në rajon që bazën e ka në Slloveni e Serbi, njeri ka bajtë pare me çanta.” – deklaroi Krasniqi.

Exit mobile version