Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj-Shtime.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
„Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime.
Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta“.