-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, shpreh ngushëllime për vdekjen e Kadaresë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në emër të tij dhe të partisë që ai drejton ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ismail Kadaresë, në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreha ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe – Ismail Kadare.

Vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, shtetin e popullit shqiptar, por edhe për lexuesit kudo në botë, të cilët takimin e parë me shkrimtarin dhe intelektualin ikonë të kombit tonë e patën në rreshtat e dhjetëra veprave të tij.

Pena, imagjinata dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë na frymëzoi e na edukoi ndër breza. Ai u bë shkrimtari protagonist i letërsisë, qytetërimit dhe mendimit shqiptar, duke e popullarizuar letërsinë shqipe dhe historinë e kulturën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përmasa evropiane dhe botërore.

Kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë.

Pusho i qetë ISMAIL KADARE – ti Gjeneral i letrave shqipe!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img