-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Mustafa do t’ia bëjë Albinit njësoj si Hashimit

Profesori i Universitetit  Hasan Prishtina, Milazim Krasniqi ka komentuar intervistën e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa që e zhvilloj mbrëmë.

Sipas Krasniqit situata e tanishme mes LDK-së dhe LVV-së është po e njejëta sikurse gjatë vitit 2014 mes PDK-së dhe LDK-së , dhe se Mustafa do t’ia bëjë të njejëtën gjë sikurse Hashimit njësoj edhe Albinit, shkruan gazeta inFokus.

“Ndoshta unë nuk marr vesh fort në politikë, por nga sa e deshifrova intervistën e mbrëmshme të Isa Mustafës te Leonora (RTV 21), Isa e kish ndërmend me ia ba Albinit gati njësoj si Hashimit në vitin 2014. Në stilin se ne shkojmë në opozitë nëse nuk na i plotësoni dëshirat, e kish ndërmend me e marrë pjesën më të madhe të tortës së pushtetit. Hashimi atëherë nuk kishte alternativë tjetër, as Albini nuk ka tjetër alternativë. (Mbaj mend një slogan të LDK-së, të cilin e kam pasë lancuar unë në vitin 1998, “LDK, po kush tjetër”) Isa e përsëriti disa herë qëndrimin: “Unë jam shefi!” Aq të disponuar sa mbrëmë, Isën nuk e kam parë as kur ka qenë kryeministër. Po get, do të bëhet edhe më i madh”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img