11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi me Hovenier për zgjedhjet në Veri: Qeveria t’i sigurojë kushtet për procesin zgjedhor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier pasi ka shprehur shqetësimin se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri po zhvillon takime me zyrtarë të partive.

Të enjten ai është pritur edhe në selinë e PDK’së ku ka takuar kreun e kësaj partie Memli Krasniqin.

Krasniqi pas takimit me diplomatin amerikan ka shkruar se “në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, më theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje”.

“Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri” ka shkruar ai.

Tutje Krasniqi ka theksuar se presin nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“ Garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor” ka theksuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img