Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, kryetarin Eli Rusi dhe sekretarin Burim Regjaj.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se është mirënjohës për kontributin e tyre për marrëdhëniet Kosovë – ShBA.
“Lobi shqiptaro-amerikan ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha etapat historike të Kosovës – nga lufta për liri, shpallja e pavarësisë e deri te konsolidimi i shtetit”.
“Mirënjohës për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe për forcimin e partneritetit mes shqiptarëve dhe aleatëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Krasniqi.