Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta e personalitetit të shquar, gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Imri Ilazit.
“Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar. Si një ushtarak i vendosur dhe një veprimtar i paepur, Imri Ilazi ishte shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin”, ka shkruar Krasniqi.
“Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilazi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të të ndjerit. Lamtumirë Gjeneral!”.
Imri Ilazi ishte dhe pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.