3.7 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Kushtetuesja na dha të drejtë, Kurti tentoi ta cenojë integritetin e KPK’së

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ligj ky që ishte dërguar në Kushtetuese nga PDK dhe LDK.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tha se Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve të Kosovë, dhe duke mbrojtur rendin kushtetues përkundër tentativave të Qeverisë Kurti për ta shkelur atë.

“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”.

Tutje, Krasniqi tha se “do të kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”.

“Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img