Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Kurti, kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas ndalesës së pagave për mësimdhënësit për shkak të grevës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij po dëshmohet se nuk do të bëhet asnjëherë lider, por do të mbetet vetëm përçarës kronik.

Ai në një postim në Facebook ka akuzuar Kurtin edhe si kryemashtrues.

“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja”, ka shkruar Krasniqi.

Qeveria e Kosovës sot nuk ka ekzekutuar pagat e shtatorit për mësimdhënësit për shkak të grevës në arsim, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me punonjësit që ishin pjesë e grevës në sektorin publik.

SBASHK-u ka organizuar grevën me kërkesën 100 euro shtesë në muaj për punonjësit në arsim, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga, por Qeveria ka hedhur poshtë kërkesën, duke thënë se Ligji për paga që parasheh rritjen e tyre do të del në miratim së shpejti.

Exit mobile version