2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Kurti e ka kuptuar që ka gabuar – tash po bën lojë fjalësh

Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që ky i fundit e kishte me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se Kurti e ka pranuar që ka gabuar me marrëveshjen e Ohrit dhe tani po bën lojëra fjalësh”.

”Atë që ia kemi thënë shumë herë Kryeministrit Kurti, ai tek sot e paska kuptuar. Me 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër, Kryeministri Kurti ka pranuar një marrëveshje dhe një aneks të zbatimit të saj, përmes së cilave ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë, ndërsa ka vendosur asociacionin dhe autominë politike për serbët në qendër të dialogut”.

“Në këtë situatë – të qëndrimit refuzues si pasojë e pranimit paraprak, Kryeministri Kurti e ka futur veten vet. Askush nuk e ka detyruar të pranoj marrëveshjen dhe aneksin e saj të zbatimit, nëse ka qenë i bindur se ato janë të dëmshme”.

”Tash, pasi e ka kuptuar se ka gabuar, ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa. Fatkeqësisht, ky ndryshim i qëndrimit nuk do t’i kushtojë atij, por Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk i kanë borxh asgjë Kryeministrit Kurti – aq më pak sanksionet të cilat tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, të enjten.

Ai ka thënë se Serbia gjithmonë ka qenë destruktive. Por për deklaratat nga Qeveria e Kosovës thotë se shtetit nuk i konvenon konfrontimi me aleatët perëndimorë.

”Një gjë është e qartë: Serbia gjithmonë ka qenë destruktive, duke sulmuar jo vetëm shtetin e Kosovës, por edhe aleatët tanë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj nesh. Por sot, për fatin tonë të keq, me këtë Kryeministër është Kosova ajo që po vihet në thumb të kritikës ndërkombëtare, derisa Serbia po lirohet nga presioni. Faktet janë këto, ndërsa deklaratat e Kryeministrit Kurti janë vetëm arsyetime“.

”Thirrjet populiste për t’u bashkuar kundër perëndimit dhe botës demokratike në një shtet që ka synim integrimin euro-atlantik janë çmenduri e llojit të vet. Qytetarëve dhe shtetit tonë nuk i duhet e nuk i ndihmon ky kurs i konfrontimit me aleatët strategjikë. Sot, para se gjithash, Kosova ka nevojë për një Qeveri tjetër – kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në kursin e nevojshëm të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img