Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Kurti e Haradinaj në opozitë i patën bashkuar kauzat, si kryeministra njëri e bëri Demarkacionin, tjetri po e bënë Asociacionin

Njohësi i çështjeve juridike, Albert Kransiqi ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë asociacionin.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë. Njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin.

Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin.

Njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura. Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut.

Exit mobile version