Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka bërë një reagim pasi Bajram Qerkini që udhëheq me Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk i ka vizituar kurrë ata.
Krasniqi pëmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, reagoi duke thënë se kryeministri Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin.
Sipas saj, Kurti harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
“Kësisoj, Albin Kurti si Kryeministër do të hy në histori si mashtruesi më i madh”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin.
Harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Kësisoj, Albin Kurti si Kryeministër do të hy në histori si mashtruesi më i madh./Prishtinapress/