19.1 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi kujton sulmet e 11 shtatorit: Frontit të përbashkët kundër terrorizmit i është bashkuar edhe Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit në ShBA.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova qëndron pranë popullit amerikan për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin me ta.

“Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, me dhembje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet terroriste, që morën jetën e rreth 3 mijë personave.

Megithatë, ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!

Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova.

Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta.

#NeverForget

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img