0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi kritika të ashpra Kurtit për pagat e mësuesve: Në vend se t’u ndihmosh, po u hakmerresh

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kosova është duke e përjetuar situatën më të rëndë të pasluftës, për shkak të inflacionit enorm, reduktimeve të ashpra të energjisë, rritjes masive të çmimeve, papunësisë në rritje dhe ikjes së të rinjve dhe mungesës së investimeve publike. 

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e politikave lehtësuese në këtë situatë. Sipas tij, qeveria në vend të kësaj, po zbaton masa hakmarrëse ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë, duke ua ndalur pagat për shkak të grevës.

Vendimin e Qeverisë, Krasniqi e ka krahasuar me veprimet e regjimit në kohën e okupimit serb gjatë masave të dhunshme të vitete të ’90-a.

“E përderisa qytetarët pyesin se ku është qeveria për të ndërmarrë veprime lehtësuese, qeveria vepron me masa hakmarrëse ndaj mësimdhënësve e shërbyesve civilë, duke ua ndalë pagat për shkak të grevës. Vetëm një qeveri e paaftë për të qeverisur dhe pa kurrfarë vizioni për të adresuar sfidat socio-ekonomike të qytetarëve mund të lëshohet në vendime të tilla arbitrare. Ky mentalitet sanksionues ndaj mësimdhënësve tanë nuk është parë e as dëgjuar në Kosovë që nga koha e okupimit serb dhe masave të dhunshme të viteve ’90”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, sot ministri i financave do të duhej të dilte me masa ekonomike e iniciativa konkrete për t’ua lehtësuar të gjithë qytetarëve, përfshirë mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë, ballafaqimin me depresionin ekonomik që vetëm po rritet. 

“Por, ai doli për ta luajtur rolin e ndëshkuesit, ndëshkim me të cilin regjimi i Albin Kurtit po demonstron vullnetin për t’u hakmarrë ndaj atyre që refuzojnë t’i nënshtrohen dhe të mbyllin gojën, sytë dhe veshët përballë kësaj situate të rëndë. Me këtë qasje, qeverisja depresive e Albin Kurtit, po provon ta grabisë në mënyrë represive të drejtën e mësimdhënësve e shërbyesve civilë për të jetuar dinjitetshëm. Kjo e drejtë nuk mund t’iu mohohet as mësimdhënësve, as askujt tjetër. Prandaj, zgjidhje është dialogu e jo hakmarrja”, ka shkruar më tej Krasniqi.

Në fund, ai ka theksuar se fytyra e qeverisjes së Kosovës së pavarur e demokratike nuk duhet të jetë, siç e ka quajtur ai, qeverisja depresive e represive. 

“Qeveria duhet që të përmbushë obligimet ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë si dhe të lejë anash këtë logjikë shantazhi e revanshi. Kjo situatë kërkon masa lehtësuese për gjendjen, jo masa ndëshkuese për mësuesit”, ka theksuar ai në fund. 

Në një konferencë për media sot, ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

“Kemi konsideruar të padrejtë që të shkojmë në ndalesë uniforme por kemi dashur të kërkojmë nga komunat të na njoftojnë për vullnetin e lirë të pjesëmarrësve, nëse kanë marrë pjesë në grevë apo jo. Nisur nga këto ne kemi parë të nevojshme dhe të arsyeshme që të shikojmë ato lista, prandaj nuk kemi arritur që të procedojmë me pagesën e pagave në ditën e sotme”, ka theksuar Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img