1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Krenar me qeverisjen komunale të PDK-së, këtë e kemi premtuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është krenar me qeverisjen komunale të këtij subjekti politik.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka komentuar Indeksin e Transparencës për vitin 2022 – në raportin e fundit të Insitutit Demokratik të Kosovës për komunat.

“Komuna e Skënderajt, e qeverisur nga Kryetari Fadil Nura dhe ekipi i tij, janë shpallur kampion të Kosovës në Indeksin e Transparencës për vitin 2022 – në raportin e fundit të Institutit Demokratik të Kosovës. Në mesin e dhjetë komunave më transparente dhe efikase janë edhe pesë komuna të tjera të qeverisuara nga PDK, Mitrovica, Prizreni, Drenasi, Ferizaj dhe Hani i Elezit. Ndërkaq, në pjesën e parë të tabelës për qeverisje të mirë janë edhe Kaçaniku e Vushtrria”.

“Kjo është ajo që kemi premtuar dhe, sot, jam tejet i lumtur dhe krenar që Kryetarët e komunave ku qeverisim ne, po përmbushin premtimet dhe vizionin tonë qeverisës: Transparent, profesional dhe në shërbim të qytetarëve. Faleminderit kryetarëve dhe ekipeve të tyre në Skënderaj, Mitrovicë, Prizren, Drenas, Ferizaj, Han të Elezit, Kaçanik dhe Vushtrri – për punën e mirë gjatë vitit të kaluar”, ka thënë Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img