-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Kredinë e kam marrë për shtëpi, Kurti ka banesë në Norvegji

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është pyetur rreth jetës private të shtunën e kaluar në një intervistë televizive.

Ligjvënësi opozitar tregoi se e kishte marrë një kredi personale për blerjen dhe rinovimin e shtëpisë në periferi të Prishtinës.

Megjithatë, ai shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka rritur rrogat përmes Ligjit të Pagave, politikanëve e jo zyrtarëve që kanë nevojë që sipas tij janë infermierët dhe mësuesit.

“Valla po. Naj ka rrit Albin Kurti, në vend se me ua rrit mësuesve, infermierëve, atyre që kanë nevojë, ka shkuar me ia rrit politikanëve. Baba jem e ka pensionin, mua më vyn rroga për me i pagu kreditë e mia. Kredinë e kam marrë për kur e kom ble dhe rinovu shpinë. Banesën e shita, u desh me dal se tre fëmijë, pak ma larg Prishtinës”, tha ai të shtunën në Oxygen Show.

Mes tjerash, ai u shpreh i habitur se si shefi i qeverisë paguan aq lirë për qira në një lagje të Prishtinës, duke pasur parasysh madhësinë e banesës ku banon.

Gjithashtu, Krasniqi tha se Kurti e ka edhe një banesë në Norvegji, që është pronë e bashkëshortes së tij, Rita Augestad Knudsen.

I pyetur se a do të aderonte në Lëvizjen Vetëvendosje, Krasniqi duke qeshur tha se “ja, Zoti na ruajt”.

“Gjynah me t’u dhimbtë. Në rrugë apo zyrë? 200 euro e kish apo 250, të lirë e kish. E ka edhe një banesë, në Norvegji më duket. Me ligj të Kosovës, pronat i kemi të përbashkëta. Edhe një 3-4 vjet. Ja Zoti na ruajt. Ja duhet me kesh prej zorit, ja qysh folim na”, theksoi Krasniqi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img