-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Kosova s’është më prioritet i Perëndimit, por tërheqja e Serbisë nga ndikimi rus

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova nuk është më prioritet për Perëndimin, por tërheqja e Serbisë dhe Alesandar Vuçiqit nga orbita e ndikimit rus.

Krasniqi po ashtu ka folur për tensionet në veri të vendit muajt e kaluar, duke mos përjashtuar mundësinë për një konflikt të armatosur.

Më tej ai shtoi se aktualisht prioritet global është Ukraina për shkak të luftës që po ndodh atje.

“Nuk ka më kohë bota të merret me neve se s’ka më prioritet, andaj zgjidhja ka qenë momentale apo e përkohshme në krahasim me finale, kjo është e dhimbshme po kjo është e vërtetë sepse ne s’jemi më prioriteti ndërkombëtar, prioritet është tërheqja e Serbisë dhe Alesandar Vuçiqit nga orbita e ndikimit rus, kjo është prioritet për perëndimin më shumë se sa teket e Albin Kurtit edhe kërkesat e tij që mund t’i ketë parimore”, tha Krasniqi./prishtinapress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img