Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Kosova i ka humbur 210 mijë banorë, qeveia i ka braktisur qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnqi ka reaguar pas publikimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës numrin e banorëve rezident në Kosovë.

Krasniqi në llogarinë e tij në “Facebook” tha se shifra e publikuar sot e konfirmon se qytetarët po e lënë Kosovën dhe se është pikëlluese që vetëm për katër vjet janë larguar më shumë se 210 mijë banorë.

“Pa u lëshuar këtu në saktësinë e shifrave të publikuara, është lajm i keq dhe shumë i dhembshëm që, duke u bazuar në publikimet zyrtare të ASK-së, po konfirmohet se vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë. Sipas ASK-së, në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë. Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë.”, shkroi kryetari i PDK-së.

Ai kritikoi qeverinë se “i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre”, ku thotë se kjo shifër kërkon veprimet emergjente.

“Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktistin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre. Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet.”, shton ai.

Exit mobile version