Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se vendi ynë është në ditët më të rënda prej që është shpallur shteti i pavarur dhe se nuk pajtohen me një Kosovë që fëmijët e vet i rritë për t’i hedhur nëpër botë, e mbi të gjitha nuk pajtohen me një Kosovë që talentëve të rinj iu shërben si trampolinë për vende të huaja.
Këto komete Krasniqi i bëri në Konventën e Rinisë Demokratike të Kosovës që shënon fillimin e procesit të brendshëm zgjedhor të RDK-së.
Krasniqi fillimisht u ndal te 23 vjetori i themelimit të PDK-së, ku tha se nuk ishte e rëndësishme vetëm për anëtarët e kësaj parti por themelimi i PDK-së ishte moment i rëndësishëm edhe për vet Kosovën sepse me themelimin e saj e ardhmja e vendit të pavarur u vendos në trajektore të qëndrueshme e të përhershme.
Ai tha se para tre javësh përmes Konventës së Gruas shënuan hapin më të guximshëm politikë, drejt emancipimit politik dhe shoqërorë, atë të barazisë së njëmend mes gjinive të cilën PDK do ta zbatojë sepse duhet të ketë gra dhe burra të barabartë.
Kurse, tash sipas tij, është radha për rininë sepse kjo i duhet Kosovës e cila nuk është në ditë më të mira të saj.
“Kosova është në ditën më të rënda prej që është shpallur shteti i pavarur. Ekonomia e vendit nuk po gjeneron as mirëqenie, e as vende pune. Ju e shihni se si të rinjtë e Kosovës në përmasa po largohen nga vendi me shpresë për një vend pune e një jetë më të mirë në perëndim. Në këtë kohë të rënd njerëzit kanë filluar të pyesin se a veç kaq mundet Kosova. A vetëm kaq dimë të bëjmë, ku e kemi besimin në të ardhmen, ku është Kosova që e duam e në të cilën jemi rehat dhe të lumtur që jetojmë në të, e unë e di që një Kosovë e tillë na pret sepse është e mundshme, prandaj në këto kohëra të rënda për Kosovës, ne duhet t’ia ndërrojmë rrjedhën gjërave sepse për ne Kosova ka të ardhme dhe nuk pranojmë asnjë rrugëtim tjetër përveç atij që Kosovën e bën jo vetëm të jetueshme por edhe me perspektivë për të rinjtë e saj. Nuk pranojmë të pajtohemi me një Kosovë që fëmijët e vet i rrit për t’i hedhur nëpër botë, e mbi të gjitha nuk mund të pajtohemi me një Kosovë që talentëve të rinj iu shërben si trampolinë për vende të huaja“, tha ai.
Krasniqi ftoi të rinjtë të angazhohet në politikë, posaçërisht në rininë e PDK-së.
“Prandaj ne duhet të angazhohemi për ta ndryshuar këtë. Unë e di që është sfiduese për një të rinj kosovarë që të angazhohet sot në politikë sepse politika që ushtrohet sot ka tipare të përçarjes, ka tipare të cinizmit, ka tipare të regresit e devalvimit, dhe të gjitha këto tipare e shtynë një të rinj që të heq dorë nga veçimi në aktivitet politikë dhe angazhim, por unë e di që ju e donë një Kosovë tjetër, një Kosovë më të mirë, prandaj unë besoj që ka një tjetër model të të bëri politikë, një model që nuk përçan por që ofron, një model ku nuk dominon zhurma agresive por dija e kompetenca, një model ku nuk na definon pozita por përkushtimi, një model ku politika nuk jeton mbi njerëzit por për ta e me ta dhe këtë model ne mund dhe duhet ta ndërtojmë së bashku“, tha ai.
Kryetari i rinisë demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi tha se me shumë motiv e punë gjatë katër viteve arritën gjëra të mira qytetarie, duke provuar të jenë afër me secilin në çdo qytet e lagje.
“Rinia Demokratike e Kosovës është shkolla më e mirë politike në vend sepse gjithmonë ka pasur dhe ka frymëzim dashurinë dhe sakrificën për vendin, kontributi për shtetin gjithmonë është kuptuar si detyrë sublime për ne dhe këto janë premisa të sigurta e të mjaftueshme për fillimin e secilit rrugëtim politikë “, tha ai.
Ai tha se në një parë zgjedhje lokale dhe dy parë zgjedhje nacionale, rinia e PDK-së ishte e angazhuar dhe arriti të ketë deputetë, nënkryetarë të komunave, asamblistë dhe drejtorë të drejtorive.