Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Kosova çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me ShBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Krasniqi u shpreh se Kosova çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me ShBA-në.

“Prandaj, partneriteti ynë është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik”, deklaroi kreu i PDK-së transmeton Klankosova.tv

“Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë”, theksoi ai.

“Komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës”, shtoi Krasniqi.

Exit mobile version