-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Konjufca ishte i ftuar për ta marrë fjalën në Marshin për Drejtësi, çështje e tij pse nuk erdhi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se liderëve të partive që janë në pushtet ishin të ftuar që të i bashkoheshin Marshit për Drejtësi të organizuar në Prishtinë.

VV e përkrahu marshin me anë të një komunikate zyrtare por nuk kishte liderë të saj në marsh. Krasniqi thotë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte i ftuar të merrte pjesë në marsh dhe të merrte fjalën para turmës.

“Konjufca ka qenë i ftuar të jetë në foltore. Çështje e tij pse nuk erdhi. E ka bërë një publikim në Facebook. Kam komunikuar vetë me të dhe kam shprehur dëshirën që ai të jetë aty. Më thanë edhe organizatorët se kanë biseduar me të. Kam konsideruar se ai do të ishte mirë që të ishte aty. Por nuk dua të komentoj mungesën e liderëve në marsh”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img