1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi kërkon përgjegjësi për zjarrin në IML: Dyshimet janë të mëdha, ky institut u kthye në instrument politik

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dalë me reagim pas djegies së dy zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Krasniqi tha se është hera e dytë që ky objekt po dëmtohet nga “zjarre të dyshimta”, derisa ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse për dëmet që janë shkaktuar aty.

“Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flaka kaploi disa nga zyrat kryesore të këtij Instituti. Nga të gjitha organet kompetente, kërkoj që urgjentisht të hedhin dritë mbi këtë çështje. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë, e cila menaxhon me këtë Institut, duhet të dalë urgjentisht me informata konkrete rreth këtij rasti!”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së thotë pyet se si niveli i sigurisë në këtë institucion është i ulët pasi humbën mostrat e të ndjerit Astrit Dehari.

“Çfarë e shkaktoi zjarrin? Çfarë u dogj dhe cilat janë dëmet? A janë dëmtuar prova dhe mostra të tjera, të cilat do të dëmtojnë hetimin e ndonjë rasti? Si është e mundur që edhe pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari, mbikëqyrja dhe niveli i sigurisë në këtë Institut të mbeten kaq të ulëta?”.

“Mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi. Tashmë, dyshimet janë edhe më të mëdha se, për qëllime të caktuara të pushtetit aktual, ky Institut është rikthyer në cak dhe në instrument politik”.

Krasniqi thotë se “dikush duhet të japë përgjegjësi”. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img