2.5 C
Pristina
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

spot_img

Krasniqi kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës në takimin me Sorensenin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Gjatë takimit, Krasniqi thotë se riafirmoi qëndrimin e tyre të palëkundur se dialogu duhet të ketë për synim një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, e cila garanton njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshjet provizore që zvarrisin procesin dhe krijojnë pasiguri nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Prandaj, është e rëndësishme që ky proces të rifillojë me energji të re, qasje konstruktive dhe fokus të qartë në rezultatet konkrete. Po ashtu, nënvizova pritshmërinë tonë që Bashkimi Evropian të ruajë një qasje të ekuilibruar, duke respektuar parimet e barazisë dhe reciprocitetit në të gjitha fazat e dialogut. Njëkohësisht, Emisarit Sørensen ia ritheksova kërkesën tonë që BE-ja të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat po cenojnë padrejtësisht mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook, njofton Klankosova.tv.

May be an image of 6 people, newsroom and text

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img