1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: kam shpresë që deri në fund të vitit mund të merret një vendim favorizues për liberalizimin e vizave

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se liberalizimi I vizave mund ë bëhet realiet në fund të vitit.

Por nuk ka shprehur siguri të plotë, pasi sipas tij po bëhen vite e vite që kur ky proces nuk po përfundon.

“Unë jam deklaruar disa herë për këtë çështje dhe kohëve të fundit edhe kur është krijuar kjo bindja se mund të ndodhë diçka në samitin e BE-së Ballkan perëndimor dhe unë kam thënë se nuk ka shpresë që një gjë e tillë do të ndodhë në këtë rast”, ka thënë Krasniqi për EO. “Por kam shpresë që deri në fund të vitit mund të merret një vendim favorizues por nuk mund të them me siguri sepse tashmë janë bërë vite e vite që ne kemi plotësuar kushtet, i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë siç na kanë thënë dhe nga ana e Bashkimit Evropian nuk kemi marrë vendimet meritore”.

As në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor nuk është dhënë asgjë konkrete për sa i përket liberalizimit të vizave.

E Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që i nënshtrohet regjimit të vizave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img