Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë në emisionin DPT te Fidani, në Klan Kosova, ka thënë se PDK e ka rikthyer pulsin, dhe se pas telasheve pas arrestimit të ish-krerëve që janë në Hagë, tashmë PDK po ringritet.
”Jam i bindur që PDK po rikthehet, e ka rikthy pulsin. Realisht është një entuziazëm që ka kohë s’është pa. Në momentin kur ne jemi ballafaqu me sfidën e Hagës, zgjedhjet u mbanë menjëherë disa javë më parë, ne megjithatë kemi arritë me rujt një bazament përkundër disfatës së jashtëzakonshme”.
”Besimi dhe përkushtimi nuk ka mungu i të gjitha gjeneratave. Si sfidë të parë të madhe i kam pasë zgjedhjet lokale”.
”Ishte fushatë e gjatë, rundi i parë, rundi i dytë”.
”Shumë prej opinionistëve s’e kanë pritë që do ta kemi atë rezultat në zgjedhjet lokale”.
”S’ka qenë punë veç e imja, por e një ekipi shumë të madh. Secili janë ma i mirë se tjetri. Janë kampion të qeverisjes së mirë”.
”Është model i qeverisjes që ka transformuar këto qytete. Që jam i bindur që me Bedri Hamzën, do ta kthejmë në nivel qendror”.